Kryeministri duke i uruar detyrën e rëndësishme kreut të GJK-së, shprehu bindjen se “Gjykata Kushtetuese do të luajë rolin e saj qendror në një sistem demokratik”. Sipas kryeministrit, është mjaft me rëndësi konsolidimi i pavarësisë, depolitizimit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë, si garant i të drejtave themelore. Shefi i qeverisë e garantoi zotin Dedja për mbështetjen e plotë të qeverisë për Gjykatën Kushtetuese në respekt të kuadrit kushtetues dhe institucional. Vetë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja theksoi se “Gjykata Kushtetuese do të luajë me paanshmëri rolin e saj si garant i Kushtetutës, i lirive dhe të drejtave të individëve dhe sistemit demokratik. Bashkim Dedja, u emërua si kryetar i Gjykatës Kushtetuese dy javë më parë.