Në operacionin e parë janë arrestuar tre persona, dy në Marsejë dhe një në Bordo, ndërsa në të dytin nëntë persona, në Marseje dhe në Avinjon. Sipas burimit, 9 të arrestuarit e fundit nuk kishin lidhje me tre të arrestuarit e parë. Të arrestuarve iu janë gjetur armë dhe municione të shumta. Operacionet e policisë franceze vijnë në një moment kur është rritur ndjeshëm alarmi i terrorizmit në vendet kryesore të Evropës.