Rama vijon fushatën në Rrëshen…

Kryesocialisti Edi Rama e vijoi fushatën elektorale në Rrëshen. Ai u shpreh se qeveria ka transformuar jetën e mirëra njerëzve pas tërmetit. Por për shkak të përballjes me këtë fatkeqësi, Rama theksoi se qeverisë i është dashur të vonojë projekte dhe të spostojë fonde.

“Më vjen mirë që Ndreca e ka menduar që ta bëmë këtu këtë takim, këtu ku deri përpara pak kohësh nuk kishte asgjë dhe sot është një lagje e re që strehon familjet e goditura nga tërmeti dhe i strehohen në kushte shumë më dinjitoze nga çfarë ishin më përpara. Kjo është ajo që kemi bërë ne kudo dhe kështu e kemi transformuar jetën e mijëra njerëzve të cilët përndryshe nuk do kishin asnjë shans që me të ardhurat e tyre do të mund të hynin në një shtëpi të re. Mirëpo duhet keni parasysh që me fondet që janë dashur për t’iu dalë përballë fatkeqësisë që goditi ato mijëra familje, na është dashur të vonojmë projekte të tjera, të spostojmë fonde në mënyrë që t’ia dalim kësaj ndërmarrjeje kaq të jashtëzakonshme në një kohë kaq të shkurtër. Nuk ishte vetëm tërmeti, ishte dhe pandemia”, tha Rama.

Advertisement