Tirane – Sot gjyqi ndaj ministrit Basha

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i kryesuar nga Spiro Spiro vendos sot për cështjen e rrugës Rrëshen – Kalimash, ku i akuzuari kryesor është ministri i punëve të Jashtme, Lulzim Basha. 3 javë më parë përballë këtij Kolegji Penal, pala mbrojtëse e ish minisitrit të Transporteve kërkoi mbylljen e cështjes pasi, sipas avokatit, klienti i tij nuk është i pandehur pasi nuk i është komunikuar akuza nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, për abuzimet ndaj rrugës Rrëshen Kalimash. Avokati Zef Nikaj deklaroi në seancën gjyqësore se Kolegji Penal nuk mund të shqyrtojë dosjen Basha pasi ka 2 vendime të njëpasnjëshme të gjykatave sipas të cilave prokuroria ka tejkaluar të gjitha afatet e hetimit. Në po të njëjtën seancë prokurori Arben Kraja për herë të parë publikoi faktin se në dhjetor të vitit 2008 ditën kur organi qëndror i akuzes i ka cuar në ministrinë e Jashtme dosjen me akuza, 2 punonjës të kësaj ministrie po të njëjtën ditë e kanë kthyer dosjen duke e lënë në shkallët e Prokurorisë së Përgjithshme. Pas një hetimi një vjecar Basha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për “shpërdorim detyre“ dhe “favorizim në tendera“ lidhur me fondet për ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Punëve Publike. Dëmi i shkaktuar është 232 milionë euro.
Advertisement