Muajin e kaluar kuota ishte 44%. Popullariteti i Obama-s vazhdon të jetë i lartë mes popullsisë me ngjyrë, 91%, mes demokratëve, 79%, dhe liberalëve 75%. Shefi i Shtëpisë së Bardhë gëzon gjithashtu mbështetjen e të rinjve, 57%, të hispanikëve, 55%, dhe të të moderuarve, 54%. Ndërkohë, ka rënë popullariteti i tij në radhët e të pavarurve, si dhe tek republikanët, duke prekur minimumin historik prej 12%.