Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te miratoje sot projektbuxhetin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit i cili sipas institucionit te menaxhimit te proceseve elektorale kap shifren prej 6.8 milione dollaresh. Vrojtimi i procesit te numerimit te votave permes kamerave do te kushtoje 1.4 milione dollare. Ndersa mbi nje milion dollare te tjera do te shkojne per pagat e mbi 41 mije komisionereve te niveleve te ndryshme. Per here te pare ne Shqiperi, grupet e numerimit te votave do te kene mbi koke nje monitor ku do te pasqyrohet çdo flete votimi, ne kohen reale. Ne ambientet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do te funksionojne monitoret te cilet do te pasqyrojne aktivitetin nga 66 Komisioneve Zonale Zgjedhore. Keshtu procesi do te mund te ndiqet “online”, duke pare gjithe problemet e mundshme. Burimet nga KQZ-ja sqarojne se relacioni ku detajohen te gjithe zerat qe perbejne buxhetin e ketyre zgjedhjeve u eshte dhene anetareve dhe perfaqesuesve te partive politike. KQZ pritet te kerkoje shtypjen e 3195913 fleteve te votimit per zgjedhjet e 28 qershorit.