Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave operacioni i koduar me emrin “Vollga” coi në arrestimin e shtetasve Romeo Cuka dhe Rigels Maksuti, të cilëve gjatë kontrolleve u është gjetur edhe një pistoletë. Burimet saktësojnë se shtetasi E. Greca, që konsiderohet si kreu i grupit, është shpallur në kërkim. Ato shtojnë më tej se cilësia e parave të falsifikuara ishte e lartë.


