Ata janë shkaktuar nga sulmet pasi ushtria ekuadoriane ka shkëmbyer zjarr me policët rebelë në një spital ku presidenti Rafael Correra kishte shkuar për mjekim. Ky i fundit është konfrontuar me demonstruesit, të cilët kanë hedhur ndaj tij gaz lotsjellës e ka mundur të shpëtojë vetëm falë ushtarëve, të cilët e shoqëruan jashtë spitalit pas përplasjes me armë dhe e larguan nga skena. Presidenti i ka akuzuar më pas këta protestues për grusht shteti dhe ka pohuar me gojën e tij se nuk do t’i falë dhe nuk do t’i harrojë personat që shkaktuan trazirat në vend.


