Mal i Zi – Hetohen tre pilote per bombardimet ne Dubrovnik

Autoritetet gjyqësore malazeze kanë filluar hetimet kundër tre pilotëve të ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte në rajonin e qytetit bregdetar kroat Dubrovnik në vitin 1991. Hetimet ndaj tyre kanë filluar në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim midis prokurorive shtetërore të Malit të Zi dhe Kroacisë të nënshkruar në vitin 2007.
Advertisement