Kinë – Presidenti Bamir Topi pjesëmarrës në ekspozitën Universale “Shangai 2010”

Në ditën e parë të qëndrimit në Shangai, Presidenti dhe zonja e parë vizituan Qendrën e Kërkimit dhe të Zhvillimit të kompanisë prestigjioze kineze të teknologjisë dhe komunikacionit “Huauei”. Presidenti Topi u takua me zëvendëspresidentin e kompanisë, zotin Jiang Xia. Zv/presidenti i kompanisë “Huauei” shprehu interes për bashkëpunimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe e informoi kreun e shtetit mbi planifikimin e hapjes së afërmi të një dege të kësaj kompanie edhe në Kosovë. Në përfundim të vizitës u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis “Huauei” dhe dy kompanive shqiptare të telefonisë, për projektin e bashkimit të rrjeteve të telefonisë fikse dhe celulare. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, presidenti Topi dhe zonja e parë vizituan disa prej vendeve historike dhe kulturore më të rëndësishme të Shangait.

Advertisement