Basha paralajmëroi se këto kërcënime parashikohen që nuk do të ndalen dhe se, policia është e vendosur që të vazhdojë luftën ndaj tyre. “Kjo është një fazë tepër e komplikuar në luftën ndaj krimit të organizuar. Lufta do të vazhdojë me tolerancë zero, asetet e krimit do të konfiskohen”, tha Basha. Deklarata e ministrit të Brendshëm u bë gjatë një takimi të bordit të palëve të interesuara e organizuar nga Pameca.