Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet birmane. “Burgimi i saj do të përfundojë më 13 nëntor. Ajo do të lirohet konform me ligjin”, ka deklaruar një zyrtar i lartë birman. Fituesja e cmimit Nobël për Paqen nuk jeton në liri që prej arrestimit të saj të fundit në vitin 2003.


