Kjo i është bërë e ditur ministrit të Jashtëm kosovar Skënder Hyseni nga homologu i tij egjiptian Ahmed Aboul Gheit, gjatë një takimi të zhvilluar në Nju Jork. “Shteti ynë po shqyrton kërkesën dhe do të marrë një vendim në kohën e duhur. Vonesa e njohjes nuk ka të bëjë me Kosovën, por me arsye të tjera”, ka deklaruar Gheit. Ndërsa Hyseni, nga ana e tij është shprehur se vendi i tij synon të vendosë marrëdhënie diplomatike me Egjiptin dhe t’i përforcojë ato.


