Kosovë – Thaci vlerëson punën e Sejdiut si President

Friday, December 12, 2025

“Sejdiu ka meritat e veta për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova”, ka deklaruar Thaci në mbledhjen e kabinetit të tij, e para që pas dorëheqjes së presidentit. Kryeministri e ka vënë theksin tek koordinimi mes tij dhe Sejdiut për shpalljen e pavarësisë, si dhe tek puna që ai bëri gjatë vizitës së fundit në Nju Jork. Kreu i PDK-së ka nënvizuar se bashkëpunimi me partnerët do të vazhdojë për të konsoliduar gjithnjë e më shumë shtetin e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -