Austri – Zhvillohet sot gjyqi ndaj babait monster, Jozef Fritzl

Zhvillohet sot ne Sankt Polten, ne lindje te Austrise gjyqi ndaj Jozef Fritzl, babai monster qe mbajti te mbyllur ne qilar te bijen per 24 vjet, te cilen e perdhunoi dhe beri edhe femije me te. Procesi ne te cilin austriaku akuzohet per vrasje, skllaverim, perdhunim, cenim te lirise, detyrim me force dhe incest mendohet se do te zgjase nje jave. Avokati i Fritzl i ka thene medias austriake se klienti do te deklarohet fajtor per shumicen e akuzave, por jo per ate per vrasje akuze e cila eshte ngritur ne lidhje me njerin nga femijet, qe vdiq ne qilar pak kohe pas lindjes. Prokuroret argumentojne se foshnja, njera prej binjakeve, mund te kishte mbijetuar nese do te ishte derguar per vizite tek mjeku. Nese shpallet fajtor per vrasje, Jozef Fritzl mund ta kaloje jeten ne burg. Per akuzat per skllaverim dhe perdhunim ai mund te denohet me 20 dhe 15 vjet burg.
Advertisement