Shqipëri – Parashikohet rritja e cmimit të ujit të pijshëm

Sunday, December 14, 2025

“Mendojmë se është e rëndësishme të mbulohen kostot, në mënyrë që ujësjellësi të jetë eficent në të ardhmen”, tha Stephen Karam, menaxher i projektit të Bankës Botërore. Banka Botërore propozon edhe tarifa të diferencuara në varësi të gjendjes financiare të konsumatorit. “Subvensionimi i ujit bëhet jo vetëm për familjet e varfëra por edhe për të pasurat që dihet që harxhojnë dhe më shumë ujë, duhet që ky sistem të jetë i targetuar”, tha Karam. Sipas Bankës Botërore strategjia merr përsipër të zgjidhë edhe cështjen e menaxhimit të ujrave të cilat në pjesën më të madhe të vendit shpërdorohen duke përfshirë në vendimarrje edhe pushtetet lokale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -