Tiranë – Topalli i bën thirrje opozitës për ligjin e Gjykatave Administrative

Tuesday, December 16, 2025

Në një deklaratë për shtyp, kryetarja e Kuvendit duke iu referuar faktit se miratimi i ligjit për Gjykatat Administrative është në rend të ditës qysh prej shumë muajsh, thekson se ky ligj ka një rëndësi substanciale për biznesin, drejtësinë dhe transparencën. Kryetarja e Kuvendit ripërsërit ftesën e saj ndaj opozitës që t’i bashkohet mazhorancës për këtë ligj, që kërkon 3/5 e votave. “Ky nuk është ligj për partitë, ky është ligj për shtetin, për vendin, interesat e të cilit duhet të jenë mbi çdo interes tjetër”, thuhet në deklaratën për shtyp të kryeparlamentares Topalli. Kjo deklaratë erdhi pak pasi Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, i tërhoqi vëmendjen autoriteteve që të miratojnë sa më shpejt ligjin për Gjykatat Administrative pasi në rast se do të hasen edhe më tej zvarritje, rrezikohet financimi nga SHBA-të. Ambasada e SHBA-ve bën të ditur se ky ligj duhet të miratohej deri më datë 20 shtator, me qëllim që veprimtaritë e planifikuara me fonde të SHBA-ve të mund të përfundonin. Ligji mbi Gjykatat Administrative është një prej gjashtë përbërësve të Programit të Pragut II të Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit, i cili u nënshkrua në shtator të vitit 2008.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -