Gjërat mes Bad Bunny-t dhe Kendall Jenner po bëhen “serioze”!

Gjërat po bëhen serioze midis Kendall Jenner dhe Bad Bunny-t. Ndjenjat e modeles për këngëtarin thuhet se “kanë filluar të rriten”.

Kjo është bërë e ditur nga një burim për “Us Weekly”. Sipas këtij burimi, dyshja janë të përkushtuar dhe po bëjnë çmos që ta njohin më mirë njëri-tjetrin.

Advertisement

“Gjërat nuk janë zyrtare mes Kendall dhe Bad Bunny-t, por ata po e shohin njëri-tjetrin rregullisht dhe po e njohin njëri-tjetrin më mirë”, ka thënë burimi. Nuk është super serioze, por ajo e pëlqen atë dhe është e hapur për të parë se ku shkojnë gjërat me artistin”. Kendall e vlerëson mënyrën se si e trajton me respekt dhe e bën atë të qeshë”.

Sakaq kujtojmë që burimi i thashethemeve për Kendall dhe Bad Bunny është një raportim nga llogaria @deuxmoi.

Gjithçka filloi me një artikull, duke pretenduar se një “motër beqare, modele e famshme” u pa duke u puthur me muzikantin në një klub në Los Angeles.

“Pra, po zbuloj se ishin Kendall Jenner dhe Bad Bunny. Kam dëshmitarë në vendngjarje që e panë të largohej nga klubi. Ky klub privat. Ishte Bird Street Club në Los Angeles”, tha menaxhuesi i faqes, sipas “Cosmopolitan”.

Ai vazhdoi, duke pretenduar se “Kendall u largua nga klubi, hipi në makinën e saj, por 2 minuta më vonë ata përfunduan në makinën e Bad Bunny”.

“Glamour” thekson se “DeuxMoi” shtoi se nuk ishte e sigurt nëse ishte një “situatë e dehur, e një nate” apo shenjë e një çifti të ri.

Kujtojmë se Kendall u nda me të dashurin e saj Devin Booker, në nëntor 2022.