Sipas drejtorit të Qytetit Studenti, Bujar Brovina, tashmë gjithçka është gati për të pritur këta studentë. Tarifa edhe këtë vit është rritur duke shkuar në 40 mijë lekë për një vit qëndrim, nga 35 mijë lekë që ka qenë një vit më parë. Sipas Brovinës, rritja e tarifës po përdoret për të përmirësuar kushtet në Qytetin Studenti.