Gratë në Berlin së shpejti do të lejohen të shkojnë topless në pishinat publike të qytetit, thanë autoritetet në Berlin.
Rregullat e reja që lejojnë të gjithë të notojnë pa mbuluar bustin erdhën si pasojë e një ankese diskriminimi nga një grua që nuk lejohej të bënte plazh topless në një pishinë në kryeqytet.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk u zbulua, iu drejtua zyrave përkatëse për të kërkuar që gratë, ashtu si burrat, të mund të notonin topless, tha Senati i Berlinit për drejtësi, diversitet dhe anti-diskriminim, në një deklaratë me shkrim.
Në reagim ndaj kësaj ankese, tani pishinat publike të qytetit do të ndryshojnë rregullat.
Për të gjithë berlinezët, qofshin meshkuj, femra apo jo-binarë (non-binary), tashmë ka rregulla të barabarta për hyrjen në pishina.
Nuk është ende e qartë se kur do të zbatohet rregullorja e re dhe nëse ka njerëz apo grupe të caktuara që do e kundërshtojnë këtë.