Duke e cilësuar si një aksident tragjik atë cka ndodhi më 15 mars të 2008, qeveria shqiptare shprehu ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më njerëzor ndaj familjeve të viktimave dhe deklaron se do të ofrojë të gjithë mbështetjen për kapërcimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të këtij aksidenti tragjik. Në një prononcim për shtyp zëdhënësja e kryeministrisë, Juela Mecani tha se qeveria i ka ardhur në ndihmë qindra banorëve të zonës, si dhe ka mbështetur një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm duke vënë në dispozicion të drejtësisë dokumentacionet përkatëse për të vënë para ligjit autorët e tragjedisë.