Kurbin – Asgjësohet parcela me 120 rrënjë bimë narkotike

Tuesday, December 9, 2025

Lajmi bëhet me dijeni nga forcat e policisë së Lezhës, të cilat kanë mundur ta identifikojnë parcelën me bimë narkotike, falë një operacioni realizuar prej tyre. Mësohet se nga këto bimë, 10 rrënjë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale me qëllim bërjen e ekspertimit përkatës, ndërsa pjesa tjetër prej 110 rrënjësh janë asgjësuar menjëherë. Nga strukturat e policisë, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale rreth kësaj ngjarje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -