Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Pamjet brutale që kanë nisur të shpërndahen në rrjetet sociale, shfaqin një grup vajzash adoleshente që konfliktohen fizikisht mes tyre.
Në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, janë kapur pamje të një grupi vajzash adoleshente që konfliktohen fizikisht mes tyre.
Në video dallohen disa vajza të cilat shtrijnë në tokë dhe dhunojnë bashkëmoshataren e tyre, ndërsa dëgjohen duke përdorur një fjalor banal.
Këto pamje kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe mund të shihet se disa djem dhe vajza që ndodhen fare pranë tyre, nuk ndërhyjnë, madje filmojnë skenën.
Ka pasur shqetësime në rrjet por ende nuk dihet shkaku i konfliktit.
Skena të ngjashme kanë ndodhur dhe herë të tjera, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale.