Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, Nikolai Makarov. “Shitja e raketave të tilla mund të shkaktojë sanksione nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, e ka argumentuar ushtaraku i lartë vendimin. Teherani dhe Moska kanë firmosur më parë një kontratë për furnizimin me raketa të tipit “S-300”, gjë që shkaktoi reagimin e SHBA dhe Izraelit.