Kryebashkiaku Eric Adams nderon artistin Kastro Zizo në Nju Jork!

Të enjten, më 26 janar 2023, këngëtari, producenti, aktori dhe prezantuesi Klevis Bega i njohur profesionalisht me emrin Kastro Zizo u nderua me Certifikatën e Mirënjohjes nga Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, z. Eric Adams.

Çmimi i krye bashkiakut të Nju Jorkut inkurajon ekselencë në krijimet artistike, nxit shërbimin ndaj komunitetit dhe vlerëson artistë të shquar dhe liderë të komunitetit që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në jetë, në zhvillim të komunitetit dhe shoqërisë.

Advertisement

Ky çmim vlerëson artistin Kastro Zizo për arritjen e tij të jashtëzakonshme në art dhe entertainment në karrierën e tij profesionale në muzikë dhe TV për mbi 25 vite. Zizo fitoi famë kombëtare në Shqipëri, duke krijuar art të rëndësishëm në historinë e rrokut urban. Artisti zgjodhi të bënte karrierën e tij në Tiranë dhe Nju Jork, duke i bërë të dy qytetet një vend më të pasur kulturalisht.

Në certifikatën e vlerësimit shkruhet: “Çertifikata e Njohjes së Qytetit të Nju Jorkut iu dorëzua Klevis Begës për arritjet tuaja si këngëtar, kantautor dhe aktor i njohur profesionalisht si Kastro Zizo. Ju keni angazhuar dhe frymëzuar njerëz në Shqipëri, vendin tuaj të lindjes, diasporën e saj dhe më gjerë. Me shumë kënaqësi i bashkohem Klubit Rrënjët Shqiptare të Kolegjit St. Francis në Bruklin për të duartrokitur punën tuaj si një artist i talentuar dhe kontributet tuaja për komunitetin vibrant shqiptaro-amerikan të qytetit të Nju Jorkut. Së bashku ju dëshirojmë suksese të vazhdueshme ndërsa bashkohemi me #GETSTUFDONE dhe krijojmë një të ardhme më të ndritshme, më harmonike dhe më të begatë për të gjithë. – Eric Adams, kryetar bashkie, 26 janar 2023, Nju Jork.”

Çmimi iu prezantua artistit Klevis Bega (Kastro Zizo) nga z. Maliek Sterrett, Drejtor i Çështjeve Multikulturore gjatë serisë së leksioneve “Edicioni Unlimited” mbajtur në Kolegjin St. Francis më 26 janar 2023, ku Zizo ishte i ftuar nderi.

“Në emër të Zyrës së Çështjeve Multikulturore dhe Kolegjit St. Francis, është nder dhe privilegj t’ia dorëzoj këtë çmim të kryebashkiakut artistit Kastro Zizo. Faleminderit që gjetët këtë kohë për të ndarë përvojat tuaja me studentët, stafin dhe të ftuarit tanë, për t’u dhënë atyre frymëzim që të ndjekin gjithçka që zemra e tyre dëshiron. Ju përgëzoj që vazhdoni të jeni ndryshimi i nevojshëm për të patur me të vërtetë një ndikim në botë,” tha Maliek Sterrett, Drejtor i Çështjeve Multikulturore.

“Ndjehem tepër i nderuar që kam marrë një çmim kaq të rëndësishëm nga Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, z. Eric Adams, Certifikata e Njohjes nga Kryetari i Bashkisë. Unë jam sinqerisht mirënjohës për vlerësimin që kam marrë për punën time dhe do vazhdoj te jem i përkushtuar të sjell ndryshime pozitive përmes artit, “artivizmit” dhe diplomacisë kulturore për të lidhur Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” u shpreh artisti i njohur Kastro Zizo.

“Ky çmim është shumë domethënës për mua pasi shënon mbi 25 vjet karrierën time profesionale në art dhe TV, dhe përkujton punën time jofitimprurëse në mbrojtjen e të rinjve përmes organizatës “E ardhmja ime, e tashmja ime!”. Dëshiroj të falënderoj të nderuarin Kryetarin e Bashkisë z. Adams për mirënjohjen. Është një nder i madh për mua të marr këtë çmim special. Dëshiroj të shpreh falënderimet e përzemërta për NY St. Francis College (SFC), z. Maliek Sterrett dhe Albanian Roots Club të SFC për mbështetjen,” shtoi Kastro Zizo (Artisti i Vitit).

Çmimi nga zyra e Bashkisë së Nju Jorkut, vjen pas një çmimi tjetër historik për artistin Kastro Zizo ku vlerësohet nga Kongresi Amerikan në dhjetor 2022 dhe emërohet “Artisti i Vitit 2022” në Washington DC për arritjet e tij artistike dhe për kontributin e shoqatës “E ardhmja ime, e tashmja ime!”.

Artisti Kastro Zizo përdor artin dhe muzikën shqiptare për të krijuar lidhje ndërkombëtare. Zizo është ideatori i një koncept të ri origjinal të cilin ai e quan “artivizëm” – sjellja e ndryshit nëpërmjet artit. Nëpërmjet artit dhe organizatës së tij “E ardhmja ime, e tashmja ime!” Zizo ka promovuar mbrojtjen e lirisë dhe shprehjen artistike duke transformuar historinë e artit. Ai ka fuqizuar të rinjtë në Shqipëri të ndjekin ëndrrat e tyre, ka ndikuar në breza artistësh, krijues dhe liderësh të rinj. Për më tepër, Kastro Zizo ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për diversitetin kulturor, duke promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe duke stimuluar marrëdhëniet kulturore dhe artistike SHBA-Shqipëri.

“Artivizmi mund të jetë një mjet i fuqishëm për shoqërinë tonë për të sjellë ndryshime pozitive sociale. Duke i angazhuar njerëzit dhe duke inkurajuar ndërveprimin e tyre përmes shprehjes artistike dhe kulturore, ne mund ta transformojmë shoqërinë për më mirë. Jam krenare që OJQ-ja “E ardhmja ime, e tashmja ime!” u ka dhënë rinisë tonë një zë dhe një shans për të ndjekur ëndrrat e tyre. Dua që rinia jonë të ndihet e fuqizuar, e vlerësuar dhe ta dinë se ata kanë rëndësi”, tha Kastro Zizo, President i organizatës jofitimprurëse “E tashmja ime, e ardhmja ime!”.