Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, i dorëzoi sot Ambasadorit italian, Saba D’Elia çertifikatën e Mirënjohjes për ndihmën e dhënë të lënduarve në tragjedinë e Gërdecit, një vit më parë. Ministrja e Shëndetesise vlerësoi gadishmerinë dhe punën e ambasadës italiane ne ditët e rënda të tragjedisë ku disa pacientë shqiptarë brenda 48 orësh arritën të transportohen dhe të kurohen në spitale të specializuara në Itali. Në këtë ceremoni të organizuar në Ministrinë e Shëndetësisë Godo përcolli falenderimet e përzemërta ambasadës italiane, në emër të punonjësve të shëndetësisë si edhe popullit shqiptar, me anë të kesaj certifikate mirenjohje.