Tiranë – Baronesha Hayman nis vizitën zyrtare në vendin tonë

Baronesha Hayman do të zhvillojë një takim me kryeparlamentaren Topalli, pas të cilit do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkaq, gjatë tre ditëve të qëndrimit të saj në vendin tonë, do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Sikundër, do të jetë e pranishme edhe në një takim me Grupin e Miqësisë Shqipëri-Britani e Madhe, kryetarët e grupeve parlamentare Astrit Patozi e Gramoz Ruçi, kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani. Ndërsa nesër Baronesha do të ketë një takim të veçantë me përfaqësuese të komunitetit të grave.

Advertisement