Tiranë – Gaci: Berisha investon në zonat me interes familjar

Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi tha se “ajo çka nuk tha Berisha gjatë fjalës së tij të mbushur me shpifje, është arsyeja përse Sali Berisha investon pikërisht në këto zona”. Sipas zotit Gaçi pikërisht aty ku Berisha përuroi rrugën e Farkës, lidhen interesat e familjes së tij me sipërfaqet e mëdha të pronave, tokave, ndërtimet dhe investimet. “Sali Berisha herët ose vonë do të japë llogari, për të gjithë këtë politike të grabitjes dhe të shantazhit, për këtë politike të vjetër që nga njëra anë përbalt, gënjen e mashtron, e nga ana tjetër struket si frikacaku që nuk di ç’përgjigje të japë ndaj akuzave të opozitës”, përfundoi deklaratën e shkurtër deputeti i PS-së, Artan Gaçi.

Advertisement