Golat u shënuan nga Bonuci në minutën e 18, Kualjarela në të ’24, Markisio ’43 dhe Jakuinta në të ’77. Ndërkohë kampionët në fuqi të Interit në ndeshjen ndaj Palermos, fituan 1-2 duke u larguar nga fusha siciliane me 3 pikë. Në ndeshjet e tjera, Bolonja shtang Romën e Ranierit në Olimpiko teksa i ka rrëmbyer një barazim në sekondat e fundit të takimit duke barazuar 2-2. Parma barazoi me Xhenoan 1-1, Kievo u mund nga Breshia me rezultatin 0-1, Cezena fitoi falë golit të Erjon Bogdanit ndaj Leces 1-0 dhe Bari barazoi pa gola me Kaljarin.