Shakira bëhet femra e parë që thyen një rekord të tillë në Amerikën Latine!

Ndarja e saj me Gerard Pique-n nuk kishte vetëm anë negative për Shakirën. E thënë në këtë mënyrë, nënkuptojmë që ajo shërbeu si një “frymëzim” për tre këngët e saj të fundit të cilat po thyejnë çdo rekord.

Pikërisht në këtë moment këngëtarja kolumbiane është në kulmin e karrierës së saj, duke thyer edhe një rekord të ri. Për herë të parë në historinë e “Spotify”, artistja latine me më shumë dëgjues mujor në këtë platformë është një grua.

Advertisement

Shakira arrin një kulm të ri prej 68,879,869 dëgjuesish mujor në Spotify, duke tejkaluar Bad Bunny-n (68.0 milion) dhe duke vendosur një rekord të ri për një artist latin në platformë.

Në lidhje me këtë sukses absolut të saj, edhe Shakira ka diçka për të thënë: Ndihem e përulur dhe mirënjohëse edhe pse jam vetëm një nga miliona gratë që kanë kaq shumë për të thënë dhe ofruar. Gratë e të gjitha racave, moshave dhe kushteve. Faleminderit për besnikërinë dhe mbështetjen tuaj,”-shkrun Shakira në Twitter.

Kujtojmë që kënga më e re e Shakirës ka qenë një tjetër goditje për ish-bashkëshortin e saj Pique-n, por këtë herë ai nuk ia ka përtuar.

Ka qenë një varg i këngës më të fundit, ku ajo shprehej për futbollistin se ‘’ka ndërruar një Rolex për një Casio’’. Këtij vargu mbrojtësi iu përgjigj duke njoftuar një partneritet me markën Casio për projektin e tij King’s League.

Përpos kësaj, Shakira ka vënë në lojë edhe të dashurën e tij të re, Clara Chia, duke e krahasuar atë në mënyrë metaforike me një Tëigo, pasi shprehet ‘’ndërrove një Ferrari për një Twigo’’.

Edhe këtë herë, Pique ia ka kthyer duke shkuar në ligë në një makinë Twingo.