Tepelenë – Rama: duhet të nisin protestat

Në krye të një turi takimesh të ndërmarra në mbarë vendin, me sloganin “Largohu”, kryetari i Partisë Socialiste, foli me anëtarë të bazës socialiste për krizën politike në vend që ka sjellë për rrjedhojë sipas tij edhe një krizë të thellë institucionale dhe ekonomike. Kryesocialisti Rama deklaroi në bazën socialiste se nuk ka më kohë për të pritur, porse duhet të nisin protestat në mbarë vendin. Edhe në takimin e Tepelenës zoti Rama ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë të saj, të cilët kanë kapur pushtetitn me afera korruptive, duke krijuar një hendek të madh mes varfërisë ekonomike të shqiptarëve dhe përfitimeve pasurore të qeveritarëve dhe një grupi të ngushtë të oborrit pranë kryeministrit. Shefi i opozitës në takimet e tij me bazën në jug të vendit ka pohuar se papunësia është rritur së tepërmi duke arritur në mëse 1 milion të papunë, një shifër kjo që sipas Ramës tregon krizën me të vcilën po përballet realisht Shqipëria.

Advertisement