Tiranë – Gjoncaj bojkoton mbledhjen e KQZ

I tillë ka qenë pretendimi i ngritur nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, që ka bojkotuar mbledhjen e KQZ-së në të cilën po merret në shqyrtim debati për asgjësimin e fletëve zgjedhore të procesit të fundit elektoral. “Kuadri ligjor aktual e pengon asgjësimin e fletëve të votimit dhe ndaj ne kërkojmë që ato të ruhen ende, derisa palët janë ende në negociata për transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit 2009”, tha në fjalën e tij Genci Gjonçaj. E duke vijuar këtë argument, ai pohoi se nëse vërtet do të kryhej agjësimi i materialeve zgjedhore, kjo do të përbënte një pengesë për prokurorinë mbi hetimin e procesit.

Advertisement