Një sasi rekord kokaine është zbuluar dhe sekuestruar mbrëmjen e djeshme në portin e Savonas, Itali.
Hetimet e kryera deri tani nga Guardi di Financa e Barit, me koordinimin e Drejtorisë së Antimafias, kanë shkatërruar një organizatë kriminale të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të kokainës, e cila dyshohet se operon në Italinë e jugut në bashkëpunim me kriminelët shqiptarë.
Më herët gjatë këtij fillim viti, në datën 2 janar në portin e Savonës, policia kishte sekuestruar më shumë se 3.5 kuintalë kokainë, duke bërë edhe arrestimin në flagrancë të 4 personave të kombësisë shqiptare.
Hetimet e mëvonshme bënë të mundur marrjen e informacionit në lidhje me mbërritjen në portin e Savonës të një anijeje tjetër tregtare, me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor 2022, ky dyshohej se ishte një ngarkesë tjetër e madhe kokaine, e destinuar për organizatën kriminale italo-shqiptare nën hetim.
Mëngjesin e 17 janarit, pas mbërritjes në portin e Savonës të anijes së dyshuar tregtare, e monitoruar nga avioni i Korpusit që kur ajo hyri në Ngushticën e Gjibraltarit, ushtria vazhdoi me inspektimin e pjesës së zhytur të bashit të anijes.
Aktiviteti i kryer nga zhytësit e Seksionit të Operacioneve Detare të Savonës, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin ndaj personave të panjohur, të 741 copë kokainë, të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofani, të fshehura me zgjuarsi në ‘gjelat e detit’ të motorëve të varkës, për një peshë totale prej rreth 1 ton.