SHBA – Stuhi në Nju Jork, humb jetën një person

Mbi 26 mijë banorë në lagjen “Queens” dhe 5 mijë të tjerë në “Staten Island” kanë ngelur pa energji elektrike. Tornadoja nisi në orën 17:00 me erëra të fuqishme duke përfshirë zonat Staten Island, Brooklyn, Bedford Stuyvesant dhe Queens. Në pak momente, rrugët janë mbuluar nga pemët e thyera, ndërsa shumë shtëpi janë dëmtuar. Një pjesë e madhe e fluturimeve ajrore dhe linjave të trenave janë vonuar.

Advertisement