Tiranë – Toci: diplomat nuk japin më asnjë mundësi punësimi.

Kështu është shprehur deputeti socialist, Fatmir Toçi, gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme plenare, lidhur me krizën që sipas tij, ka kapluar arsimin në vendin tonë. “Eshtë fakt tragjik që mëse 50% e nxënësve në fshat ka lënë shkollën për të ndihmuar familjen”, tha ai. Duke shtuar se “në shkollën tonë dalin më shumë studentë sesa futen”, duke kritikuar kështu numrin e lartë të shkollave private dhe cilësisë së ulët të arsimit që ofrohet brenda tyre. “Janë hapur 35 universitete private dhe kemi vetëm 11 publike, çka flet për një krizë të lartë në arsim”, tha ai. Më tej, Toçi shtoi, se para kësaj gjendje, qeveria po propagandon me shifra dhe eufori të rreme gjoja situatën pozitive në arsimin e lartë dhe atë në tërësi.

Advertisement