Maqedoni – Gruevski takohet me komisionerin Fule.

Reformat e brendshme si dhe vlerësimet rreth raportit të BE-së për progresin në Maqedoni që pritet të publikohet muajin e ardhshëm do të jenë temat kryesore të këtij takimi. Delegacioni qeveritar përbëhet nga zëvendëskryeministri për Integrimin, Vasko Naumovski dhe shefi i diplomacisë, Antonio Milloshoski. Kryeministri Gruevski ka planifikuar takime të niveleve të larta me përfaqësues të BE-së, në kuadër të mbledhjes së Partisë Popullore Evropiane.

Advertisement