Tiranë – Ish ministri Prifti denoncon kërcënimet me jetë që i janë drejtuar

Prifti i referohet kërcënimeve të Spartak Brahos për të cilat tha se “shprehja e tij për mua që: “nuk merrem me të ikurit dhe të vdekurit” është kërcënuese dhe më tregon se në kokën e Spartak Brahos unë mund të jem dhe i “Vdekur”. Spartaku ka një të shkuar si Prokurori i regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe në aktivitetin e tij, siç e ka zakon ai të mburret, ka dënuar njerëz me vdekje dhe litar. Ai ka dhe një djalë që punon në prokurori. Në media herë pas here, vitet e kaluara, kanë dalë akuza për lidhjet e tij me botën e krimit, pavarësisht se të pakonfirmuara ligjërisht.” Ish ministri Prifti kërkon nga prokurorja Rama që “deklaratat e sotme të z. Braho të përfshihen në hetimin që ju po bëni për kërcënimet ndaj meje, dhe ju lutem të përshpejtoni zbardhjen dhe zbulimin e kërcënuesve të vërtetë”.

Advertisement