Izrael – Vijojnë bisedimet rreth konfliktit në Lindjen e Mesme

I dërguari i SHBA për këtë rajon, George Mitchell, i cili ndihmoi në nisjen e bisedimeve të së martës, ka deklaruar se beson se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Por bisedimet nuk prodhuan ndonjë progres të dukshëm përsa i përket cështjes së ndërtimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Izraeli deri tani ka refuzuar të zgjasë më tej moratoriumin që ndalon ndërtimin e kolonive, ndërsa Autoriteti Kombëtar Palestinez ka paralajmëruar se do të braktisë bisedimet nëse ndërtimet rifillojnë.

Advertisement