Tiranë – Presidenti dekreton ndryshimet në qeveri

Presidenti dekretoi edhe shkarkimin nga detyra e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, i zëvendësuar tashmë nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në postin e ministrit të Punëve të Jashtme, kreu i shtetit dekretoi emërimin e Edmond Haxhinastos, nënkryetari i LSI-së. Propozimet për dy ndryshimet në qeveri erdhën pas mbledhjes së djeshme të kryesisë së Lëvizjes Socialste për Integrim, e cila kërkoi largimin e ministrit Prifti nga detyra, duke pohuar se këtë post të rëndësishëm ka kërkuar ta drejtojë vetë zëvendëskryeministri Ilir Meta. Sipas Metës, largimi i tij nga detyra e shefit të Diplomacisë shqiptare erdhi si pasojë e axhendës së tij të ngarkuar si ministër i Jashtëm, axhendë e cila nuk i jepte kohë të merrej me strukturat drejtuese të LSI-së, si forca e dytë e koalicionit qeveritar me PD-në.

Advertisement