Tiranë – Halimi lëshon akuza ndaj Ramës për aksionet tek Vizion Contruction

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi theksoi në një konferencë për shtyp nga kryesia e Kuvendit se “Presidenti Vizion Contruction, pohoi para prokurorëve të shtetit se partneri i Edvin Ramës, Dritan Lepri, duke kërkuar 20% në emër të partnerit të tij, ka marrë përsipër planin e ndërtimit të territorit dhe lejet e ndërtimit në territorin pranë digës së Liqenit Artificial”. Sipas Halimit, në shkëmbim të planit të ndërtimit dhe lejes së bashkisë, kreu i bllokmenëve, sikundër demokratët quajnë Edi Ramën, ka kërkuar 20% të shumës së këtij projekti apo 100 milion euro. Madje sipas PD-së, për ta rritur me 100 milion fitimin e kontratës së tij mbi projektin në fjalë, Edi Rama ka lartësuar nga 9 në 35 kate, pallatet e kompanisë Vizion Contruction. Deputeti Eduart Halimi tha sakaq se dokumentet e publikuara në prokurori janë vetëm maja e ajsbergut të gjobave të vëna nga Edi Rama, se ato përbëjnë vetëm 1/3 e gjobës në territorin pranë Digës së Liqenit. “I bëj thirrje Edvin Kristaq Ramës të dalë nga kutia e Leprit, e të mos fshihet prapa Leprit të tij, por të heqë dorë nga 20%-shi i aksioneve në kompaninë Vizion Contruction e të mos ushtrojë terror mbi mediat dhe institucionet, për të fshehur paratë e 35 katëshave të tij dhe gjobën njëqindmilionëshe.

Advertisement