Spanjë – Arrestohen anëtarët e EKIN

Arrestimet janë kryer në Vendet Baske, në Navarra, Valencia dhe Kantabria, bëjnë të ditur agjencitë lokale të lajmeve. Të arrestuarit bëjnë pjesë në drejtimin kombëtar të EKIN, lideri i të cilës është Ugaitz Elizaran Aguilar, vëlla i Aitor Elizaran, drejtues i krahut politik të ETA-s. Grupi i armatosur njoftoi më 5 Shtator një armëpushim të njëanshëm, por që u cilësua si “i pamjaftueshëm” nga qeveria Zapatero.

Advertisement