Tiranë – Miratohet pr/ligji për zyrat e dokumentave të identifikimit jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot projektligjin për hapjen e zyrave për aplikimin për pasaporta dhe karta identiteti jashtë vendit. Projektligji që synon të zgjidhë në mënyrë përfundimtare problemin me dokumentet e shqiptarëve do të pajisë me pasaporta biometrike dhe karta identiteti emigrantët. Edhe pse një ligj i domosdoshëm për pajisjen e gjithë qytetarëve më dokumente të sigurt, edhe këtë herë klasa subjekteve politike nuk kanë arritur të gjejnë konsensus. Deputetët e PS-së abstenuan duke deklaruar se ligji vinte me shumë vonesë.

Advertisement