Duke parashikuar se kjo reformë do t’i prekë në mënyrë direkte, pasi do të shoqërohet me shkurtime të vendeve të punës, ata janë treguar mjaft të shqetësuar për të ardhmen e tyre, dhe ndaj kanë paraqitur kërkesën e gjetjes sa më parë të një rrugëzgjidhje nga ana e shtetit. Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe rikthimin në punë të punëtorëve të larguar nga puna dhe kërkojnë nga qeveria që të mbajë premtimet dhe t’u japë statusin e naftëtarit. Ndërkaq, disa prej tyre kanë ngritur edhe pretendimin se shumë punonjës janë shkurtuar nga puna për motive politike dhe jo si shkak i privatizimit të ndërmarrjes së naftës “Albpetrol”.