Operacioni për sekuestrimin e një prej sasive më të mëdha të parave false të ndaluara në vend ka bërë të mundur dhe arrestimin e 5 personave. Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj deklaroi se shuma e eurove dyshohej se vinte nga Maqedonia. Ai tha se kartmonedhat janë të prerjeve 50 euro dhe ishin gati për t’u hedhur në treg nga personat e arrestuar. Të arrestuarit janë Ndrek Biçuku 54 vjeç, Shkëlqim Bufi 40 vjeç, Dashamir Shehi 40 vjeç, Thanas Xhuxhi 57 vjeç si dhe Ilir prifti 56 vjeç. Ndalimi i pesë personave është bërë tek Dogana e Tiranës. “Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 mijë euro të prerjeve prej 100 eurosh të llogaritura për tu hedhur në tregun e Tiranës”, tha Vocaj.