Sipas mediave maqedonase, Ki Moon ka theksuar se në këtë kontekst janë përfshirë shumë interesa politike. “I dërguari i posacëm Methju Nimic ka zhvilluar diskutime aktive me të dyja palët. Aktualisht ai po konsultohet me to për caktimin e takimeve përkatëse, përderisa delegacionet ndodhen në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme”, ka pohuar Ki Moon. Numri një i Kombeve të Bashkuara ka shtuar më tej se pret nga Athina dhe Shkupi fleksibilitet për të arritur një zgjidhje të pranueshme.