“Kemi më shumë raste gripi sesa Covidi”, mjekët: Mos përdorni antibiotikë!

Mjekët Eugena Tomini dhe Ilir Alimehmeti kanë folur lidhur me situatën e gripit dhe Covid-19 në vendin tonë.

Në një intervistë në News 24 teksa kanë folur për rritjen e rasteve në Kinë dy mjekët janë shprehur se nuk ka vend për alarm në vendin tonë. Ata shtuan se në këto momente predominon gripi sesa Covidi.

Advertisement

Sipas tyre duhen evituar antibiotikët dhe duhen përdorur antipiretikët, lëngje, pushim dhe ushqim i shëndetshëm.

Pjesë nga diskutimi

Ilir Alimehmeti: Përsa i përket Kinës dhe ne, jemi në dy situata epidemiologjike krejt ndryshe. Në SHBA, Europë, është vendosur imuniteti kolektiv.

Eugena Tomini: Kjo situatë ishte e pritshme për shkak të masave që Kina zbatoi. Që në krye të herës përdori metodologjinë izolimin masiv të popullatës. Ndërkohë që në pikun e dimrit kur kemi fluks dhe infeksioneve të tjera inflamatore, Kina hapi kufijtë. Duhet të theksohet se nuk ka vend për panik, për fatin e kalimit të sëmundjes në europë dhe rajon, por dhe imunizimin e situatës. Aktualisht qoftë në europë apo Shqipëri, kemi incidencë të ulët të Covid-19. Kemi bashkëqarkullim të BA4, BA5, kundrejt infeksioneve respiratorë, gjë që nuk u vërejt në dy vitet e pandemisë. Nuk duhet ulur vigjilenca ndaj Covid-19.

Ilir Alimehmeti: Nuk ka një valë goditëse, edhe sepse nënvarianti Omicron, ka një vit e dy muaj që nuk del një variant tjetër. Nuk riskohemi ne nga situata në Kinë. Sa i takon situatës me gripin, është një situatë e ngritur. Ishte krejtësisht e parashikueshme që do vinte një grip i tillë. Tek ne vaksina e gripit vjen relativisht vonë dhe sasitë nuk janë shumë të mëdha, ky është problem. Ndërkohë nuk duhet në mënyrë absolute të përdoret antibiotik.

Tomini: në Shqipëri kanë ardhur vaksina të gripit, 270 mijë doza janë shpërndarë në mnënyrë të shpejtë. Aktualisht mbizotëron qarkullimi i gripit AH1 dhe AH3. Kemi predominim të rasteve me grip kundrejt Covid. Kemi prekje të të gjtiha moshave. Ka një mbrojtje të mirë tek grupet e riskut që kanë aplikuar vaksinën e gripit. Simptomat e gripit janë rrufë, kollë, temperaturë për disa ditë. Kërkojnë asistencë të mjekut sepse qytetarët nuk mund të vetëshërohen.

Alimehmeti: Ky grip kalohet si gjithë gripet e tjera, nuk ka nevojë për antibiotik, por të ngrohta, çajra, paracetamol, ibuprofen, pushim dhe ushiqm, padyshim sa më shumë lëngje.