Në epokën e mediave sociale, jo vetëm të famshmit mund të fitojnë para nga miliona ndjekës ose postimet e tyre, por edhe kafshët shtëpiake mund ta bëjnë këtë.
Këtë e ka treguar më së miri faqja All About Cats, e cila sapo ka shpallur se cilat janë kafshët shtëpiake më të pasura në botë.
Mes tyre është edhe macja skoceze e Taylor Swift, e cila i përgjigjet emrit të Olivia Benson dhe pasuria neto e së cilës vlerësohet në 97 milionë dollarë. Pra, çdokush do të dëshironte të ishte kafshë shtëpiake e Taylor-it.
Mbi Olivia Benson është një mace tjetër, e njohur si Nala Cat, me vlerë rreth 100 milionë dollarë. Nala ka llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaqet si ‘figurë publike’ dhe ka më shumë se 4.4 milionë ndjekës. Vendin e parë e ka një qen, i quajtur Gunther VI, i cili është në pronësi të kompanisë italiane të medias Gunther Corporation dhe mban titullin e kafshës shtëpiake më të pasur në botë me një vlerë neto të vlerësuar në 500 milionë dollarë.
Lista është bërë duke përdorur analitikën në Instagram dhe pagesën e mundshme të kafshës shtëpiake për postim në rrjetet sociale. Në vitin 2020, Sëift postoi një foto të Olivias e shtrirë në një divan, e cila mblodhi më shumë se 2 milionë pëlqime në faqen e saj në Instagram.
Pas Benson në listën e kafshëve shtëpiake më të pasura ishin qentë e Oprah Winfrey, Sadie, Sunny, Lauren, Layla dhe Luke me 30 milionë dollarë; Pomeranian Jiffpom me 25 milionë dollarë; macja e të ndjerit Karl Lagerfeld, Choupette, me 13 milionë dollarë; dhe qeni i aktores së ndjerë Betty White, Pontiac, me 5 milionë dollarë.