Më herët, lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti deklaroi se negociatat e reja me Serbinë vetëm sa do të përkeqësojnë situatën politike dhe do të tkurrin sovranitetin e Kosovës. “Negociatat e reja do të kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës, ç’ka do të thotë se Kosova, ndonëse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor”, tha Kurti.