Ministrja e Jashtme hungareze shprehu bindjen se Kroacia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2011, kur Hungaria do të kryesojë presidencën e radhës së bllokut dhe shtoi se Kroacia gjithashtu do të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s në samitin e ardhshëm të Aleancës në prill.