Nuk ua merr mendja se me kë do ta sjellë Mc Kresha bashkëpunimin e radhës!

Bashkëpunimet e fuqishme e kanë tejkaluar sezonin e verës, pasi tani po i shohim në çdo kohë. Këtë herë do të jenë Mc Kresha dhe Getoar Selimi të radhës që do të bashkojnë forcat.

Reperët do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë pas vitit të ri. Lajmi është konfirmuar nga “Prive”. Bëhet me dije se dyshja kanë arritur dakortësinë dhe duhet pranuar që është një surprizë e madhe për fansat e dy artistëve marrë parasysh rivalitetin që dikur ekzistonte midis grupeve të tyre.

Advertisement

Por, kur Stresi dhe Noizy lanë pas mëritë e vjetra edhe Kresha dhe Getoari mund ta bënin.

Thuhet gjithashtu që ky bashkëpunim është biseduar pas një takimi që kanë pasur dy reperët në muajin qershor të këtij viti në “Alba Festival”.

Tani ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim me padurim këtë projekt.

Karriera e tij është ajo që është përfolur më shumë në media për Mc Kreshën, pasi vetë reperi është siguruar që të mos flasë për gjërat e tij personale.

“Zakonisht më përmendin për jetën personale, për familjen, për fëmijët. Për gjëra që unë nuk preferoj të përmendem. Nëse shkruan diçka, le të shkruajnë për veprën që e bëj. Ama unë i kuptoj mediat, nuk jam i zemëruar me to. Nuk është faji i mediave, është faji i lexuesit”, u shpreh më herët Kresha në lidhje me këtë çështje.